image Kosova importoi mbi 305 milionë euro mallra gjatë muajit nëntor

Biznes

Kosova importoi mbi 305 milionë euro mallra gjatë muajit nëntor

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë muajit nëntor të këtij viti Kosova ka eksportuar mallrave në vlerë prej 45.7 milionë euro, 29.4% më shumë se gjatë nëntorit të vitit 2019, kurse ka importuar 305.7 milionë euro, 2.7% më shumë se në nëntorin e vitit të kaluar.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% e përbëjnë produktet bimore; 4.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë produktet minerale; 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ASK-së.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.9%) në muajin nëntor 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 259.9 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 262.2 milionë Euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 15.0%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2020 kishte vlerën 45.7 milionë Euro, ndërsa importi 305.7 milionë Euro, që është një rritje prej 29.4% për eksport dhe 2.7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% e përbëjnë produktet bimore; 4.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë produktet minerale; 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 16.9 milionë Euro, ose rreth 37.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (11.0%), Gjermania (9.8%), Holanda (4.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 139.0 milionë Euro, ose 45.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.8%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (7.3%), Greqia (3.6%), Polonia (3.0%), Sloveni (3.0%) etj.

Në muajin nëntor 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.1 milionë Euro, ose 39.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17.8%), Maqedonia e Veriut (10.6%), Serbia (6.5%), dhe Mali i Zi (3.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2020, arritën në 64.1 milionë Euro, ose 21.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 55.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.6%), Serbia (6.5%) dhe Maqedonia eVeriut (5.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.6 milionë Euro, ose 23.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (10.1%) dhe SHBA (7.5%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 102.4 milionë Euro, ose 33.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.9%) dhe Kina (10.6%)./Gazeta Sinjali/