image Kosova dhe Franca do të kenë bashkëprodhim kinematografik - Sinjali

Kosova dhe Franca do të kenë bashkëprodhim kinematografik

news image

Kosova dhe Franca, sot në Kanë, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili tha se ky është një moment krenarie.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka shkruar Çeku në Facebook.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin