image Kosnett në terren, krahason bimët e egra me demokracinë e Kosovës

Kosovë

Bujqësi/ Kosnett në terren, krahason bimët e egra me demokracinë e Kosovës

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka dalur në terren duke takuar fermerët lokalë të cilët përdorin teknologjinë e gjelbër në veri të Kosovës.

Kosnett vlerëson se fuqia më e madhe e Kosovës është populli, teksa krahason procesin e shnërrimit të bimëve të egra në vajra esenciale, me procesin e ndërtimit të demokracisë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shndërrimi i bimëve të egra në vajra esenciale është një proces i ngadaltë dhe i ndërlikuar. Kështu është edhe ndërtimi i demokracisë gjithëpërfshirëse në një vend si Kosova. Por suksesi do të sjellë përfitime për brezat që vijnë”, tha Kosnett.

Kreativiteti, puna ekipore dhe këmbëngulja, sipas tij janë formula për sukses. /Gazeta Sinjali/

"Inspiring to see local farmers using green technology to put food on tables in northern Kosovo and throughout the…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Sunday, October 13, 2019