image Jo vetëm Grenell, Kosnett tregon edhe zyrtarin tjetër amerikan që sot vjen në Kosovë - Sinjali

Foto/ Jo vetëm Grenell, Kosnett tregon edhe zyrtarin tjetër amerikan që sot vjen në Kosovë

news image

Emisari i emëruar nga presidenti amarikan Donald Trump si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot do të vijë në Kosovë.

Bashkë me të pritet të vijë edhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer. Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mbështetja e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi kërkon punë ekipore: Përfaqësuesi Special Presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit së bashku në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën” , ka shkruar Kosnett në Twitter.

Para vizitës në Kosovë, Grenell e Palmer kanë zhvilluar një takim në Berlin me diplomatë gjerman, ku kishin diskutuar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Grenellin sot nga ora 13:00 do ta pres në takim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin