image Koscielny i bashkohet Bordeauxit

Futboll

Koscielny i bashkohet Bordeauxit

news image

Qendër mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, është futbollisti më i ri i ekipit francez, Bordeaux, shkruan Sinjali.com

Koscielny me Arsenalin pati 353 paraqitje që nga viti 2010 kur iu është bashkuar Arsenalit nga Lorient.

Mbrojtësi francez me Arsenalin ka fituar tri “FA Cup” gjatë vitit 2014, 2015 dhe në vitin 2017.

Arsenali nga shitja e Koscielnyt ka fituar rreth 4.6 milionë funta angleze apo 5 milionë euro./Sinjali.com