image Koronavirusi shpallet rrezik global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Botë

Botë/ Koronavirusi shpallet rrezik global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sonte koronavirusin rrezik global, teksa përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse po vazhdon jashtë Kinës, ku u shfaq për herë të parë.

Përhapja jashtë Kinës, sipas shefit të OBSH-së ka qenë arsyeja e këtij vendimi.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për media, në Gjenevë, Zvicër.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i druhet përhapjes së virusit vdekjeprurëse tek vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Mbi 8.100 njerëz janë prekur nga koronavirusi në Kinë, 170 prej të cilëve kanë vdekur.

Kurse, sipas OBSH-së. numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus jashtë Kinës ka arritur në 98, në plot 18 vdende.

Tetë raste jashtë Kinës janë shkaktuar nga kontakti mes njerëzve, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht nuk ka raportime për pacientë të vdekur jashtë Kinës.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, OBSH-ja nuk ka bërë thirrje për kufizime në udhëtime apo tregti globale. /Gazeta Sinjali/