image Koronavirusi shkakton bilanc lufte: 35,012 viktima dhe 738,679 - shenjë e mirë shërimi i shumë personave

Botë

Botë/ Koronavirusi shkakton bilanc lufte: 35,012 viktima dhe 738,679 – shenjë e mirë shërimi i shumë personave

news image

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i viktimave ka shkuar në 35,012 ndërkohë që numri i të infektuarve është 738,679 persona.

Shenjë e mirë është se edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijojnë me ritme të larta teksa 156,317 persona janë kuruar.

Vendi më i prekur në botë është Italia me 10,779 viktima dhe 80,589 të infektuar.

Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve dhe është e dyta në botë teksa vendi shënon 7,340 viktima dhe 85,195 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 142,793, duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 2,490.

Në Shqipëri janë shënuar 11 viktima dhe 223 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Italia: 97,689 të infektuar dhe 10,779 viktima

Spanja: 85,195 të infektuar dhe 7,340 viktima

Kina: 81,470 të infektuar dhe 3,304 viktima

SHBA: 142,793 të infektuar dhe 2,490 viktima

Gjermani: 63,079 të infektuar dhe 545 viktima

Iran: 41,495 të infektuar dhe 2,7757 viktima. /Gazeta Sinjali/