image Koronavirusi shënon 10 mijë viktima në gjithë botën, Kina tashmë ka vetëm 6 mijë pacientë

Botë

Bilanci/ Koronavirusi shënon 10 mijë viktima në gjithë botën, Kina tashmë ka vetëm 6 mijë pacientë

news image

Koronavirusi ka shënuar 10 mijë e 46 viktima në gjithë botën që nga shfaqja e tij në fund të 2019. Viktimat më të shumta janë shënuar në Itali dhe Kinë, por vendi evropian tashmë e ka kaluar duke shënuar 3 mijë e 405 viktima kundrejt 3 mijë e 248 të Kinës.

Por në vendin e origjinës të koronavirusit, tashmë kanë mbetur vetëm 6 mijë pacientë që janë drejt rikuperimit teksa ditën e djeshme nuk u shënua asnjë rast i brendshëm me koronavirus por disa të importuara.

Nga 80 mijë të infektuar që arriti bilancin Kina, 3 mijë e 248 vdiqën, 71 mijë u shëruan teksa 6 mijë mbeten në shërim e sipër.

Ndryshe nga Italia e cila ka 41 mijë të infektuar nga të cilët 3 mijë e 400 të vdekur dhe 4 mijë të rikuperuar. Kurse Koreja e Veriut ka 8 mijë të infektuar dhe 2 mijë të shëruar por ka vetëm  94 viktima.

Edhe rezultatet e Gjermanisë janë befasuese teksa nga 15 mijë të prekur vetëm 44 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/