image Koronavirusi po ndikon në rënien e çmimit të naftës

Botë

Tregu/ Koronavirusi po ndikon në rënien e çmimit të naftës

news image

Çmimi i naftës së papërpunuar ka pësuar ulje nën 60 dollarë për fuqi këtë të hënë.

Për këtë ulje të çmimit besohet të jetë shkaktarë përhapja e virusit vdekjeprurës në Kinë.

Rënien e çmimit për 3 përqind e ka konfirmuar bursa amerikane, ku ka shënuar ulje të vlerës edhe tregjet e bursave.

Sidoqoftë, ministri saudit i energjisë, Abdulaziz bin Salman Al-Saud, tha të hënën se organizata OPEC dhe Rusia mund të marrin masa për baraspeshimin e tregut të naftës, pavarësisht ndryshimeve në kërkesa.

Ministri saudit i energjisë Abdulaziz, tha se Arabia Saudite është duke e përcjellë situatën e virusit në Kinë dhe beson që përhapja e tij do të jetë e kontrollueshme, shkruan “Reuters”.

“Tregjet po ndikohen kryesisht nga faktorët psikologjikë dhe pritjet tepër negative nga disa pjesëmarrës, pavarësisht ndikimit shumë të kufizuar të virusit në tregun botëror”, tha ky ministër.

Abdulaziz tha gjithashtu se përhapja e virusit SARS në vitet 2002-2003 nuk kishte ndikuar në zvogëlim të madh të kërkesave për naftë./Gazeta Sinjali/