image Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i rasteve të reja

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i rasteve të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 131 persona të tjerë.

Gjithashtu, betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 3 pacientë.

Të shëruar janë 47 qytetarë, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktualisht po trajtohen 201 pacientë me koronavirus, 17 në terapi intensive dhe 8 në intubim.

Ditën e djeshme u regjistruan 150 raste të reja dhe 2 viktima. /Gazeta Sinjali/