image Koronavirusi në Shqipëri, ndërpritet qarkullimi i automjeteve në disa qytete

Rajon

Përhapja/ Koronavirusi në Shqipëri, ndërpritet qarkullimi i automjeteve në disa qytete

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përmes Facebook-ut për masat më të fundit të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Ramës, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve private dhe publike drejt dhe nga disa qytete, me përjashtim të ambulancave dhe mjeteve që transportojnë mallra.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në tiranë dhe Durrës.

Nga e premtja në 06:00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157517793591523?__xts__%5B0%5D=68.ARBoEI0XTwgR_qoXGx07QSkcoHz3mHXYEATaa4SPI6cjMrFaFd9_vKMMpZ3XPmXn1c2Dw8Eiiz_eA-TH1Ruzvo7J2QFGzaZagUhIwBq7rvyT0e8m2l4hCRNklifCN_ZU79h6luXWCtUfkMV3OOvRgIcnJD4ZKB25kkkrdZXcTphsHwP2GjYDlcKE1ritu_CmwCE9OIbZDNDLLTJb77zmVnhOcnTNQB5_Q54kYvpTIhxndbPZMy53gjpfJfnzPhMWaXDyxbyxMH9azkAqbu7x2e2YZXmXUrVAU8nQPdD-Qh0nqhUAOEBcIUmMIBcbjvB_DCtjgHerSLciwYoH&__tn__=-R