Një mjeke e njohur e cilësuar si ndër më të mirat në New York City, e cila ishte në vijë e parë të luftës kundër koronavirusit ka vrarë veten.
Bëhet fjalë për Dr. Lorna Breen, e cila ishte drejtore në departamentit e Urgjencës në Spitalin New York-Presbyterian Allen në Manhattan.
Babai i 49-vjeçares, Dr Philip Breen, i tha New York Times: “Ajo ishte me të vërtetë në vijën e parë të luftës. Sigurohuni që ajo të vlerësohet si një heroinë. Ajo është një viktimë e virusit si të gjithë të tjerët. Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe virusi e vrau atë”./ Gazeta Sinjali/