image Koronavirusi në 188 vende të botës, rreth 5 milionë raste dhe 315 mijë viktima

Botë

Pandemia/ Koronavirusi në 188 vende të botës, rreth 5 milionë raste dhe 315 mijë viktima

news image

Koronavirusi po përmbyll edhe muajin e 5-të nga shpërthimi i tij në janar të 2020 në Wuhan të Kinës e më pas përhapjen në 188 vende të botës.

Deri tani virusi vdekjeprurës ka infektuar 4.7 milionë qytetarë nga të cilët 315 mijë kanë vdekur. Ndërkohë janë 1 milion e 700 mijë që janë shëruar kurse raste aktive ka ende 2 milionë e 600 mijë.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga COVID- 19 me 1 milion e 500 mijë të rasteve, ndjekur nga Rusia, Britania dhe Brazili.

Vendet me më pak të prekur janë Lesotho dhe ishulli i Saint Pierre dhe Miquelon, kjo e fundit dhe rastin që kishte e shëroi./ Gazeta Sinjali/