Derisa numri i personave të infektuar me ‘koronavirus’ rritet në mënyrë dramatike në Kinë, një shkencëtar i lartë i sëmundjes infektive paralajmëron se gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë.
Kështu thotë Ira Longini, një këshilltare në OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) e cila gjurmoi studimet për transmetueshmërinë e virusit në Kinë thotë se dy të tretat e popullsisë së botës mund të infektohen nga ky virus.
Vlerësimi nënkupton që përfundimisht mund të ketë miliarda më shumë të infektuar sesa numri zyrtari aktual me rreth 60 mijë persona.
Numri i rasteve të të infektuarve u rrit me pothuajse 15 mijë të enjten pas zgjerimit të metodave të diagnostikimit.
Modelimi i Longini bazohet në të dhëna që tregojnë se çdo person i infektuar transmeton normalisht sëmundjen te dy deri në tre persona të tjerë./GazetaSinjali/