Këngëtarja e njohur Katy Perry së fundmi ka marrë gjithë vëmendjen e mediave rozë, për shkak të kumtimit të lajmit se ajo po pret fëmijën e saj të parë.
Katy Perry dhe i dashuri i saj Orlando Bloom, pritej të oganizonin një dasmë në Japoni me 150 të ftuar në fillim të verës.
Përgatitjet ishin drejt fundit, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, vendosën ta shtyjnë për një datë tjetër.
Page Six raporton gjithashtu se nuk është hera e parë që u është dashur të anulojnë dasmën.
Fillimisht, thuhet se Katy dhe Orlando planifikuan të martoheshin dimrin e kaluar, por e patën të pamundur të siguronin vendin që dëshironin, ndaj e shtynë ceremoninë për këtë verë. /GazetaSinjali/