image Katy Perry anulon të gjitha koncertet, shkak koronavirusi

Showbiz/ Katy Perry anulon të gjitha koncertet, shkak koronavirusi

news image

Të gjitha koncertet e këngëtares së njohur Katy Perry janë anuluar, pasi ylli gjendej në Australi dhe u kthye menjëherë në ShBA, pas përhapjes dhe frikës nga koronavirusi.

Ylli i muzikës, krijuese e shumë hiteve, Katy Perry së fundmi ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe po e pret fëmijën e saj të parë, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, dy persona në Australi saktësisht në “Woolloomooloo”, ku pritet të mbahej një koncert nga Perry, janë ekspozuar ndaj virusit dhe stafi u udhëzua menjëherë të vetë karantinohen.

Katy u këshillua që të mos merrte pjesë në këtë ngjarje dhe vendosi të kthehej në shtëpi.

Kujtojmë që shumë nga artistët me famë botërore, kanë anuluar të gjitha aktivitetet e tyre për të qenë më të sigurt nga koronavirusi, që tanimë ka marrë përmasa të mëdha, duke u shpallur pandemi. /Gazeta Sinjali/