Franca është bërë vendi i fundit që ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe, për shkak të frikës nga një mutacion i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.
Ky vendim i Francës për pezullimet e udhëtimeve nga Anglia dhe për në Angli, u mor pas shteteve si: Gjermania, Holanda, Italia dhe Belgjika.
Pezullim i udhëtimeve do të fillojë nga mesnata e sotme dhe do të jetë në fuqi për 48 orë, derisa të bie dakord për një regjim të ri testimi në bashkëpunim me partnerët e saj të Bashkimit Evropian./Gazeta Sinjali/