image Koronavirusi godet edhe Real Madridin, spanjollët shpresojnë ta blejnë me çmim të lirë Pogban

Futboll

Futboll/ Koronavirusi godet edhe Real Madridin, spanjollët shpresojnë ta blejnë me çmim të lirë Pogban

news image

Skuadra e Real Madrid duket se është përkur nga kriza ekonomike në botë në këtë kohë pandemie.

Spanjollët po shpresojnë që ta transferojnë Pogban por me çmim shumë më të lirë se sa po kërkon Manchester United, transmeton Gazeta Sinjali.

Gazeta angleze ‘Sunday Mirror’, raporton që Real Madrid po shpreson që në negociata ta ulë çmimin e francezit në 70M funta.

United e bleu atë për 89M funta katër vite më parë dhe nëse e shesin francezin, ta shesin së paku me çmimin që e kishin blerë.

Solskjaer ka filluar tashmë të ndërtoj plane për  mesfushën e United, me Pogban dhe Bruno Fernandesin si protagonistë./Gazeta Sinjali/