image Koronavirusi: Familjes turke i mohohet trajtimi mjekësor në Suedi, Turqia e rikthen në atdhe

Rajon

Rajon/ Koronavirusi: Familjes turke i mohohet trajtimi mjekësor në Suedi, Turqia e rikthen në atdhe

news image

Turqia sot solli në shtëpi një familje turke e cila jetonte në Suedi, pasi që autoritetet shëndetësore në Suedi nuk i ofruan trajtim njërit anëtar të kësaj familje që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Rikthimi i tyre në Turqi u bë përmes një ambulance ajrore turke, e cila u nis nga aeroporti i Malmos, në Suedi, në orën 9 të mëngjesit, dhe arriti në Anakara në orën 13:40, shkruan Anadolu.

Pas kontrolleve rutinore të shëndetit, pacienti Emrullah Gulusken dhe tre fëmijët e tij u dërguan në Spitalin Sehir të Ankarasë.

Në Malmo, Suedi, Gulusken testoi pozitiv për COVID-19, por iu mohua trajtimi nga autoritetet.

Vajzat e tij Leyla dhe Samira kishte njoftuar për këtë në disa postime në mediat sociale, duke kërkuar ndihmë.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca ndërmori një veprim të shpejtë dhe e ktheu familjen në Turqi./Gazeta Sinjali/