Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë duke u zhvilluar në kohën e pandemisë COVID-19 dhe vendvotimet pritet që të mbyllen sonte, shkruan Gazeta Sinjali.
Presidenti aktual, Donald Trump, i cili po kandidon për mandatin e tij të dytë, ka qenë i infektuar me koronavirus, por që e ka kaluar.
Ai ka deklaruar se pandemia po shkon drejt fundit, por kundërkanditati i tij republikan, Joe Biden, ka thënë se situata po përkeqësohet dhe se e ka akuzuar Trumpin për mungesë të strategjisë në luftimin e pandemisë./Gazeta Sinjali/