image Korea e Veriut deri më tani nuk ka deklaruar asnjë rast të koronavirusit

Botë

Shëndetësi/ Korea e Veriut deri më tani nuk ka deklaruar asnjë rast të koronavirusit

news image

Kanë kaluar rreth dy muaj që nga “lindja” e koronavirusit në Kinë, origjina e të cilës mendohet se është qyteti Wuhan. Që nga ajo kohë e deri më tani pothuajse çdo territor në Azinë Lindore ka konfirmuar së paku një rast, por çuditërisht kësaj harte i ka shpëtuar Kora e Veriut.

Një nga vendet më të varfra në botë, sipas deklaratave të saj publike, ka arritur të shmangë virusin pavarësisht faktit se në territorin fqinj të Kinës, epidemia vdekjeprurëse ka vrarë më shumë se 630 njerëz dhe dyshohet se ka infektuar më shumë se 31,000 mijë të tjerë.

Nga raportimet zyrtare deri më tani, rezulton se më shumë se 300 persona kanë dalë pozitivë jashtë Kinës në testet e bëra për kronavirus. Këto persona janë në 25 vende në të gjithë botën.

Çdo shtet dhe territor brenda një rreze më shumë se 2000 km nga Koreja e Veriut, përveç Mongolisë shumë pak e populluar, ka konfirmuar së paku rast. Është e paqartë se si Koreja e Veriut ka arritur të shmangë virusin, shkruan CNN.

Shteti ose ka qenë me shumë fat, ose është duke fshehur diçka. Deri më tani shteti komunist nuk ka deklaruar publikisht asnjë rast, por Nam Sung-wook, pedagog në Universitetin e Koresë së Jugut, i cilinë të kaluarën ka punuar si shef i shërbimit të inteligjencës kombëtare, aludoi se është e pamundur se si një shtet me një popullsi rreth 25 milionë banorë të mos ketë asnjë person të infektuar deri më tani.

Mjekët ende nuk e kanë zbuluar rrugën se si transmetohet virusi nga një person në tjetrin. Por dyshohet se mund të përhapet nëpërmjet feçeve apo individëve të sëmurë që ende nuk i kanë shfaqur simptomat. /Gazeta Sinjali/