Niveli i pastërtisë në lokalet e Prishtinës është shumë i rëndësishëm, sidomos në këto temperatura të larta. Me qëllim të kujdesit për shëndetin publik dhe parandalimin e helmimit nga produktet e pasigurta, drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e kryeqytetit.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar përmes Facebook-it se do të kryhen inspektime në secilin lokal nëse i plotësojnë ose jo kushtet e parapara.
Postimi i plote i Tahirit në FB:
- Kushtet në kuzhinë;
- Afatet e mallrave;
- Pëlqimi sanitar;
- Librezat sanitare;
- Kontrata për mbledhje të mbeturinave;
- Shfrytëzimi i hapësirës publike.
Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal!