Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me kontraktimin që Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë me mjekë jo-ligjor për të dhënë mendime dhe ekspertiza ligjore.
Në këtë reagim thuhet se lidhur me pretendimet për kontraktimin e paligjshëm të ekspertëve që nuk janë ekspertë mjekoligjor, kjo ministri ende nuk ka parë një reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Tutje në këtë reagim shkruhet se një veprim i tillë e dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe cenon liritë dhe të drejtat e palëve në procedurë.
Reagimi i plotë
Ministria e Drejtësisë është e shqetësuar nga lajmi i publikuar sot në media lidhur me kontraktimin që Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë me mjekë jo-ligjor për të dhënë mendime dhe ekspertiza ligjore, mbi të cilat pastaj janë nxjerrë vendime gjyqësore.
Lidhur me pretendimet për kontraktimin e paligjshëm të ekspertëve që nuk janë ekspertë mjekoligjor, ende nuk kemi parë një reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Një veprim i tillë e dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe cenon liritë dhe të drejtat e palëve në procedurë.
Ministria e Drejtësisë me të kuptuar shkeljet me pagesat e kundërligjshme që i kemi adresuar përmes konferencës ditë më parë, ka filluar menjëherë të ndërmarrë veprime për ndalimin e një skeme të tillë të kundërligjshme dhe bashkëvepruese ndërmjet akterëve të lartcekur.
Ministria e Drejtësisë është e pakompromis deri në eliminimn e çdo parregullësie dhe paligjshmërie pavarësisht se nga kush janë bërë.