image Prokuroria autorizon Policinë të hetojë angazhimin e dyshimtë të ekspertëve mjekoligjor

Drejtësi

Prokuroria autorizon Policinë të hetojë angazhimin e dyshimtë të ekspertëve mjekoligjor

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar në lidhje me kontraktimin që Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë me mjekë jo-ligjor për të dhënë mendime dhe ekspertiza ligjore.

Ata nëpërmjet një njoftimi për media kanë bërë të ditur se është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me kryerjen e ekspertizave nga ekspertët e angazhuar mjeko-ligjor.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave së kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e tyre.

/Gazeta Sinjali/