Sot rreth orës 11:50, kufirin në Zhegër, patrulla policore ka ndaluar një furgon nën dyshimin se ka qenë duke kontrabanduar mallra, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas kontrollës në automjet, policia ka gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht 3000 kilogramë dhe 20 shishe.
Ndaj të dyshuarit me inicialet I.M. është iniciuar rasti ‘kontrabandë me mallra’, ndërsa malli i konfiskuar dhe automjeti i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.