Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19.
Ajo ka theksuar se vaksinimi është arma e vetme për ta mposhtur virusin, transmeton Gazeta Sinjali.
Osmani në ceremoninë e pranimit të donacionit të vaksinave kundër COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se ky akt nga ky vend e paraqet solidaritetin por e rikonfirmon miqësinë mes Washingtonit dhe Prishtinës.
“E kam ditur se Biden do ta ndihmonte dhe morëm përgjigje për mbi 500 mijë vaksina, kontingjenti po e pranojmë sot, edhe të tjerat do të vijë shumë shpejt shpresoj. Kjo dëshmon miqësinë, ‘Miku i mirë shihet në ditë të vështirë’, faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan që vaksinat të jenë këtu’. Nuk mjafton vetëm arritja e vaksinave, vaksinimi është akti më patriotik i kësaj kohe, secili duhet të vaksinohet. Kjo është gjëja më e duhur”.