image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur të dyshuarin e tretë për tentim grabitjen në Prizren

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur të dyshuarin e tretë për tentim grabitjen në Prizren

news image

Policia e Kosovës e ka bërë të ditur identitetin e personit të tretë, i cili dyshohet për grabitjen që ka ndodhur me 15 dhjetor në një argjendari në Prizren, që rezultoi me plagosjen e dy pronarëve të saj, babë e bir, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i dyshuari është 24-vjeçar, i quajtur Egzon Sheqiri dhe i njëjti dyshohet për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

I dyshuari është nga qyteti i Prishtinës, por kërkohet nga hetimet rajonale të Policisë në Prizren.

Ditë më parë lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, dy prej tyre të përfshirë në grabitje, Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku dhe dy të tjerë për ndihmë në këtë rast, Ruzhdi Fejzullahu dhe Adnan Arifovic.

Latifi dhe Qadraku me ndihmën e Arifovic, dyshohet që tentuan të grabisnin argjendarinë në Prizren, ku lanë të plagosur dy pronarët e saj, babë e bir. I arrestuari tjetër Ruzhdi Fejzullahu që dyshohet për ndihmë në grabitje, sipas burimeve të Sinjalit ua ka shitur veturën me të cilën ata shkuan deri të argjendaria ku ndodhi ngjarja dramatike.

Tre të dyshuarit që terrorizuan Prizrenin, në momentet e tentim grabitjes ikën me një veturë të zezë, e cila më pas u gjet e djegur. Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtit grabitën një veturë të tipit Polo, të cilën po ashtu e dogjën, të hënën në mbrëmje.

Pasi tentuan t’i “zhdukin” gjurmët duke djegur veturën e parë, të dyshuarit grabitën një veturë tjetër, të cilën po ashtu e dogjën, por që fillimisht me të shkuan deri te pompa e derivateve “OK” në fshatin Korishë, ku u furnizuan me karburant. Më pas, ajo veturë u gjet e djegur në Mugë të Skenderajt.
/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti