image Konsultimi për zgjedhjet/ Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike

Politikë

Konsultimi për zgjedhjet/ Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike

news image

Ka nisur takimi mes krerëve të partive politike dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, me ftesë të kësaj të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim Osmani dhe liderët e subjekteve politike do të konsultohen rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Të gjitha partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre./GazetaSinjali/