image Konsiderohej person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, Italia dëbon 28 vjeçarin nga Kosova

Kosovë

Konsiderohej person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, Italia dëbon 28 vjeçarin nga Kosova

news image

F.B, 28 vjeçar nga Kosova është dëbuar nga territori italian, psai që është cilësuar si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Në vitin 2018 ai ishte dënuar me 4 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në aktivitetet kriminale me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Hetimet investigative kanë evidentuar aktivitetin xhihadist fanatik dhe propagandistik në favor të Kalifatit islamik që 28-vjeçari kosovar kryente përmes profilit të tij në Facebook.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë vendosur dëbimin e tij nga territori italian si person me rrezik për sigurinë kombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.

Prej fillimit të vitti 2020 e deri sot Italia ka dëbuar 55 persona të huaj nga territori i saj, të konsideruar me rrezik kombëtar për sigurinë e vendit.

Prej vitit 2015 e deri sot numri i personave të dëbuar nga Italia me këtë motiv është 516.

Më vitin 2019 numri i të dëbuar për rrezik të sigurisë kombëtare ishte 98, në 2018 u dëbuan 126 persona, në 2017 105, në 2016 u dëbuan 66 persona e në 2015 po 66 shtetas të huaj të konsideruar mjaft të rrezikshëm për aktivitetin tyre në dëm të sigurisë kombëtare të shtetit italian./Gazeta Sinjali/