image Italia dëbon shqiptarin, u arrestua tre herë për drogë

Evropë

Italia dëbon shqiptarin, u arrestua tre herë për drogë

news image

Raportohet se një shqiptar, i cilësuar si një trafikant i rrezikshëm droge, është dëbuar nga Italia.

 “Është subjekt i dedikuar për trafikun dhe tregtimin e drogës, i dënuar disa herë nga Gjykata e Pesaros. Burri, i cili hyri në Itali në vitin 2002, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij delikuent.

Ai në fakt është arrestuar në tri raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë”, thuhet në dekretin e shoqërimit të tij të lëshuar nga Komisari i Policisë Raffaele Clemente.

Pas vuajtjes së një dënimi total prej 6 vjetësh burgim, ai doli nga burgu në vitin 2019 dhe duke qenë se konsiderohej si person i rrezikshëm për shoqërinë, u firmos dëbimi i tij nga Italia, masë e pashoqëruar deri në kufi për mungesë të një pasaporte, përcjell albinfo.ch.

Kur shqiptari paraqiti një tjetër kërkesë për të marrë lejen e qëndrimit, Kuestori i Pesaros dhe Urbinos e refuzoi atë, duke nisur procedurën e dëbimit. Shqiptrai u shoqërua deri në kufirin ajror të Bolonjës me destinacion Tiranën. 

/GazetaSinjali/