image Konsiderohet i rrezikshëm, kosovari dëbohet nga Italia

Kosovë

Konsiderohet i rrezikshëm, kosovari dëbohet nga Italia

news image

M.M 43-vjeçar nga Kosova është dëbuar nga Italia për shkak se konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Këtë informacion e ka dhënë zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s. Siç pohohet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi, partner tradicional i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës.

Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë”, shkruan Zyberaj, transmeton Sinjali.

“Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Për ne, siguria e vendeve partnere paraqet investim në zgjerimin e rrjetit të sigurisë globale, ku vendi ynë kontribuon aktivisht.

Ne jemi pjesē e një koalicioni global, ku gëzojmë respekt për përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet tona ligjore e institucionale

Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtoj të përfshirët e drejtëpërdrejtë në ish vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi.

Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfardo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend.

Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurtë si komunitet evropian dhe ndërkombëtar.

Autoritetet tona do të merren me rastin, përserisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij”, ka thënë Zyberaj në profilin e tij në Facebook./Sinjali/