image Konkursi për mjekë specialistë dhe farmacistë, SHSKUK ka një njoftim rreth testit

Kosovë

Konkursi për mjekë specialistë dhe farmacistë, SHSKUK ka një njoftim rreth testit

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, testi me shkrim për konkursin për mjekë specialistë do të mbahet të martën me datë: 15.12.2020 në ora 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, testi do të mbahet në sallën D-1 dhe D-2 në objektin e ri të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

Tutje, është bërë e ditur se, kandidatët me vete duhet të posedojnë: letërnjoftimin, laps-kimik me ngjyrë të kaltër, maskë si dhe të ruhet distance fizike gjatë hyrjes.

Detajet e tjera mund t’i gjeni në këtë link.

Ndërkohë, testi për farmacistët do të mbahet të mërkuren me datë: 16.12.2020 në ora 12:00.

Sipas njoftimit, testi do të mbahet në sallat: D-1 dhe D-2 në objektin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

Detajet rreth testit me shkrim për farmacistë mund t’i gjeni në këtë link./Gazeta Sinjali/