Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka pranuar zyrtarisht detyrën e re nga ministri i deritashëm, Behgjet Pacolli.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, Konjufcës i ka ndodhur një incident i vogël me karrigen.
Karrigeja e Konjufcës u lëshua poshtë papritur, gjatë fjalimit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.
“Edhe këto gjëra ndodhin”, tha Pacolli, ndërsa Konjufca e kaloi incidentin me buzëqeshje. /Gazeta Sinjali/