COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Deklaratë/ Konjufca tregon planet e VV-së pas rrëzimit të Qeverisë

news image

Minstri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë, Lëvizja Vetëvendoje ka dy plane përpara.

“Për Vetëvendosjen janë dy plane përpara: Plani i parë është për shëndetin e qytetarëve, kjo është prioriteti është shëndeti I njerëzve derisa te kalojmë këtë pandemi. Plani i dytë është  zgjedhje për popullin e Kosovës për me mujt me na vlerësu të gjithëve”, ka thënë Konjufca në emisionin DESKU të KTV-së.

Ai më tej, ka treguar që VV nuk do të kërkojë zgjedhje në këtë kohë të pandemisë.

“Menjëherë si të përfundoj lufta me koronavirusin do të kërkojmë zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbrëmë me 82 vota për dhe 32 kundër u rrëzua Qeveria Kurti. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 20 mars pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: