Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, dje ka marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Konjufca përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në këtë debat ka pasur një përplasje të ideve me ministrin serb, Ivica Daçiq. Kjo pasi sipas tij, Daçiq ka shprehur pakënaqësi që Kosova është shfaqur pa fusnotë në Komunikatën e Përbashkët dhe ishte ankuar se Qeveria Kurti nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Tutje, ministri Konjufca ka shtuar se i është drejtuar Daçiqit me këto fjalë: “Ju po mundoheni të mohoni ekzistencën tonë. Prej nga kjo energji kaq negative z. Daçiq. Kjo nuk është gjuhë integruese evropiane. Ju duhet të heqni dorë nga ky angazhim kundër Kosovës!”.
Në këtë debat ka marrë pjesë edhe Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj./GazetaSinjali/