image Konjufca thotë se VV-ja do ta pranonte Vjosa Osmanin si presidente

Kosovë

Politikë/ Konjufca thotë se VV-ja do ta pranonte Vjosa Osmanin si presidente

news image

Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se partia e tij e pranon Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“VV-ja nuk ka kurrëfare problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, në kuptimin e asaj se çfarë besoj që ajo do të performonte. Unë besoj që Vjosa nuk do t’i bënte keq Kosovës”, tha Konjufca.

Por, ai thotë se këtë emër do ta pranonin vetëm nëse marrëveshja shkon në planin B, pasi sipas tij në planin A të marrëveshjes, posti i presidentit nuk është pjesë e bisedimeve. /Gazeta Sinjali/