image Konjufca shefit të BE-së: Serbia me retorikë si të Putinit vazhdon kërcënimin ndaj Kosovës - Sinjali

Konjufca shefit të BE-së: Serbia me retorikë si të Putinit vazhdon kërcënimin ndaj Kosovës

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Konjufca, duke e dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, tha se Kosova qëndron përkrah BE-së, NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë botës demokratike, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kryeparlamentari i tha shefit të BE-së se derisa Kosova është një partner i besueshëm i BE-së, Serbia u rreshtua në anën e Putinit dhe se “me të njëjtën retorikë luftënxitëse vazhdon ta kërcënojë Kosovën”.

Gjithashtu, Konjufca tha se vlerëson bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për progresin e arritur në implementimin e reformave legjislative të cilat i kontribuojnë procesit integrues dhe perspektives euroatlantike të vendit tonë.

Nga ana tjetër, Szunyog shprehu mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, si dhe konfirmoi mbështetjen për punën e Kuvendit dhe agjendën evropiane të Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin