image Konjufca për zhdukjen e mostrave të Deharit: Sa më shpejt me i gjet personat që i kanë shti duart

Drejtësi

Konjufca për zhdukjen e mostrave të Deharit: Sa më shpejt me i gjet personat që i kanë shti duart

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Kjo është pikëlluese, dhe zhgënjyese. Mas pari duhet me u bë analizë e saktë se qysh ka funksionuar ky institut.

A kanë qenë të mbrojtur frigoriferët. Edhe sa më shpejt me i gjet ata që kanë qenë drejtpërdrejt të lidhur me sigurinë e institucionit dhe ata që i kanë shti duart aty”, ka thënë Konjufca në Dukagjin.

/GazetaSinjali/