image Konjufca për veturat BMW në Ministrinë e Punëve të Jashtme: I kam gjetur në ambientet e Ministrisë

Kosovë

Sqarim/ Konjufca për veturat BMW në Ministrinë e Punëve të Jashtme: I kam gjetur në ambientet e Ministrisë

news image

Kabineti i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, sqaron se kur ka pranuar detyrën, më 04 shkurt 2020, veturat BMW për të cilat u raportua sot në media, i ka gjetur në ambientet e Ministrisë.

Me tri vetura të shtrenjta të markës BMW është bërë Ministria e Punëve të Jashtme, që prej fundvitit të shkuar. Blerja nëpërmjet një mashtrimi bërë gjigantit gjerman të veturave dhe vetë shtetit gjerman, është bërë pa përfillur procedurat e prokurimit, shkruan Koha.

Ato vetura janë blerë gjatë qeverisjes së kaluar dhe pas interesimit për to nga Kabineti aktual, janë ngritur shumë pikëpyetje për procesin e blerjes së tyre. Me këtë rast, janë kërkuar informacione shtesë dhe rasti është duke u shqyrtuar nga Kabineti aktual.

Në momentin e sqarimit të rastit, MPJD thotë se do të ndërmarrë masat përkatëse diciplinore për të gjithë përgjegjësitë për shkeljet eventuale gjatë kësaj blerjeje.

“Gjithashtu, ne do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e organeve kompetente për hetimin e këtij rasti”, thuhet në shkrimin e tyre në faqen zyrtare të MPJD-së./Gazeta Sinjali/