Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme është shprehur i nervozuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndaj deputetëve të cilët janë vonuar.
Ai tha se “Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”.
Seanca e paraparë të nisë në ora 12:00, është vonuar për afër 20 minuta, si pasojë e mosardhjes në kohë të disa deputetëve të Kuvendit.