image Konjufca: Mungesa e drejtësisë për viktimat e luftës, plagë të hapura për popullin dhe shtetin tonë

Sociale

Konjufca: Mungesa e drejtësisë për viktimat e luftës, plagë të hapura për popullin dhe shtetin tonë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi.

Konjufca ka shkruar në Facebook se sot, në 23 vjetorin e masakrave të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, me dhembje përkujtuan më shumë se 350 banorë, përfshirë edhe gra e fëmijë, të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe, më 25, 26 dhe 27 mars 1999.

“Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/