image Konjufca: Ky nëntor i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Politikë

Konjufca: Ky nëntor i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të Nëntorit.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot 28 Nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë”.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare”, ka shkruar Konjufca./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme