image Konjufca: Kurtit nuk ka instancë që mundet me ia ndalu kandidimin për deputet

Politikë

Konjufca: Kurtit nuk ka instancë që mundet me ia ndalu kandidimin për deputet

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufuca, ka thënë se kryetari i kësaj partie, nuk mund të ndalohet nga askush për të kandiduar për deputet, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ia ndalon kandidimin për deputet çdokujt që është i dënuar me një vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, Konjufca tha se Kushtetuesja është marrë me diçka për të cilën është pyetur nga kjo parti.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk ka të drejtë t’i ndalojë asnjë të drejtë qytetarëve, as të drejtën për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Albin Kurtit nuk ka instancë që mundet me ia ndalu kandidimin për deputet”, tha Konjufca në Dukagjin./Gazeta Sinjali/