image Konjufca, Kurti dhe Osmani bëhen bashkë para seancës për presidentin

Politikë

Konjufca, Kurti dhe Osmani bëhen bashkë para seancës për presidentin

news image

Sot pritet të mbahet seanca për votimin e Vjosa Osmanit në postin t presidentit të Kosovës. E pak orë para fillimit të seanës, Osmani bashkë me u.d të presidentit Glauk Konjufcën dhe kryeministrin Albin Kurti, janë takuar në ambientet e presidencës.

Ata u bënë bashkë pasi që pritën në një takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Vetëvendosje sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që pritet të mbahet për votimin e Vjosa Osmanit në postin e presidentit të Kosovës.

Për zgjedhjen e Osmanit presidente, në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, ku Vetëvendosje duhet t’i sigurojë 15 votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në rast se kuvendi nuk arrin që të zgjedhë presidentin e ri të vendit në tri raunde votimi, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

/GazetaSinjali/