Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fundjavë ka qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen si të akuzuar për krime lufte.
Konjufca ka takuar të dielën ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, po ai nuk ka bërë asnjë njoftim se si shkuar takimi me ta.
Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, të shtunën tha se kanë takuar Jakup Krasniqin, Pjetër Shalën e Rexhep Selimin.
Për takimin me dy ish-drejtuesit e UÇK-së, Konjufca nuk ka bërë asnjë postim.
Ndryshe, Konjufca ka qenë zyrtar i parë i lartë i Kosovës që ka vizituar të paraburgosurit e Speciales.