image Konjufca kishte paralajmëruar në mars tërheqjen e Sahatqisë

Politikë/ Konjufca kishte paralajmëruar në mars tërheqjen e Sahatqisë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e kishte paralajmëruar tërheqjen e konsulles së përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, më 11 mars në një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme.

Konjufca kishte thënë se Sahatqija do të kthehet në Kosovë më 6 prill, pasi u pyet nga ish-ministri i Jashtëm, tani deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, se “çfarë bën zonja Sahatqija në New York.

“Më 6 prill do të kthehet, më 6 prill 2016 e ka marrë detyrën”, ishte përgjigjja e Konjufcës.

Në këtë diskutim ishin përfshirë edhe deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, pasi Hoxhaj kishte thënë se nuk janë tërhequr ambasadorët ose konsujt e afërt me LDK-në, por Konjufca ishte përgjigjur se shkojnë me afat.

Ndryshe, ministri Konjufca sot i ka dërguar presidentit Thaçi propozimin për tërheqjen e konsulles Teuta Sahatqija nga misoni në New York./Gazeta Sinjali/