image Konjufca flet edhe për koronavirusin, thotë se do të dobësohet

Politikë

Konjufca flet edhe për koronavirusin, thotë se do të dobësohet

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur për rastet e reja dhe virusin në përgjithësi, që sipas tij virusi është duke shkuar të dobësohet.

“Duke parë festën që kishim, dhe vizitat e familjarëve, dhe virusin në botë që është duke shkuar të dobësohet, kjo do të ndodhë edhe në Kosovë me gjasë”, tha Konjufca.

Më tutje, Konjufca, për festën e nesërme që ka organizuar nesër për nder të 15 vjetorit të themelimit të Vetëvendosjes, tha se qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK-ja.

“Janë pikat e kuqe, dhe aty duhet të qëndrojnë edhe qytetarët, t’i respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së”, u shpreh Konjufca në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/