image Konjufca: Arritja e marrëveshjes me heqjen e reciprocitetit është nënshtrim ndaj Serbisë

Politikë

Konjufca: Arritja e marrëveshjes me heqjen e reciprocitetit është nënshtrim ndaj Serbisë

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjuca, tha se mënyra se si është hequr reciprociteti për t’u arritur marrëveshja është nënshtrim ndaj Serbisë.

“Vuçiqi e patë dhënë premtimin publik në Serbi që ai nuk do të takohet me askënd në Kosovë pa u hequr reciprociteti. Mirëpo kjo është gabim, nuk bën kjo mënyrë, sepse është rrugë e nënshtrimit ndaj Serbisë, me Serbinë ne jemi për dialog, jemi për të arritur një marrëveshje, por një marrëveshje që thotë se Serbia e njeh Kosovën, mirëpo kur Vuçiq thotë pa e hequr reciprocitetin nuk takohemi, kjo është gabim, është nënshtrim”, u shpreh Konjufca në Desku.

Konjufca më tutje foli edhe për investimet e jashtme në Kosovë.

“Investimet janë të mjerueshme duke pasur parasysh edhe rajonin. është e vështirë e besueshme që do të ketë investim të hovshëm, në një vend ku më së shumti ka krim e korrupsion, ku ka më së paku institucione”, u shpreh Konjufca./ Gazeta Sinjali/