image Kongresmeni Torres do ta vizitojë Kosovën këtë javë

Politikë

Kongresmeni Torres do ta vizitojë Kosovën këtë javë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kongresmenin Ritchie Torres do të vizitojë këtë javë Kosovën.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Torres ka pasur një diskutim të hapur mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë. E falënderova për gjithë kontributin e dhënë në Kongres”.

“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend”.

Në Kongres u prita nga Kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në…

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, November 17, 2022

/GazetaSinjali/