image Kongresistët amerikanë i kërkojnë Bidenit që të fus në agjendë rastin e vëllezërve Bytyqi dhe atë të Vasfije Krasniqit

Sociale

Kongresistët amerikanë i kërkojnë Bidenit që të fus në agjendë rastin e vëllezërve Bytyqi dhe atë të Vasfije Krasniqit

news image

Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pranuar kërkesën e kongresistëve të Kongresit Amerikan, përmes të cilët ata kërkojnë nga ai që të përfshijë në agjendën e tij çështjen e vëllezërve Bytyqi dhe rastin e Vasfije Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Nafi Krasniqi, vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot, Presidenti Biden, ka pranuar kërkesën nga Kongresmen të Kongresit Amerikan të cilët i, bëjnë thirrje Presidentit që çështja e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman të jenë në agjendën e tij”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Ai tha se familja Krasniqi është e vendosur për të kërkuar drejtësi dhe se kërkesa e tyre shkon përtej rastit të Vasfijes./GazetaSinjali/